Kryeministri në Detyrë, Avdullah Hoti, po e kalon vikendin bjeshkët e Sharrit.
Aty Hoti bashkë me familjen e tij ka uruar një vit të mabrë për të gjithë.
“Nga bjeshkët e Sharrit, ju urojmë një vit të mbarë të gjithëve. Shëndet e gëzime”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Avdullah Hoti është po ashtu kandidat për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës. /Insajderi.com