Kreu i Ekzekutivit, Avdullah Hoti, ka pranuar një letër nga i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, njofton Insajderi.
Kjo letër është për shkak se Kosova përmes Ministrisë së Jashtme ia ka ndaluar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq vizitën në vendin tonë.
Lajçak do të ketë përgjigje, këtë e tha Hoti.
“Marrëveshjet i respektojmë sigurisht, jemi pro lëvizjes së lirë, po punojmë në proces të dialogut që të përmbyllim të gjitha çështjet e hapura, po nganjëherë janë mjaft të ndieshme, kam pranuar letrën nga Lajcak do t’i përgjigjem, çdo kërkesë për vizitë do të trajtohet në kontekst të ndjeshmërisë në të cilën do të kalojmë”.
“Si reagim i qëndrimit zyrtar dhe të vendosur të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i deleguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë Mirosllav Lajçak i ka dërguar letër zyrtare kryeministrit, Avdullah Hoti në shenjë proteste për moslejimin e vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kosovë”. /Insajderi.com