Hoti kërkon të zbardhen rrethanat e sulmit ndaj gazetarit Shumbin Kajtazi

Hoti kërkon të zbardhen rrethanat e sulmit ndaj gazetarit Shumbin Kajtazi

Mbrëmë pas mesnate ishte sulmuar vetura e gazetarit Shkumbin Kajtazi, e lidhur me këtë sulm ndajtij, ka reaguar kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti fillimisht ka thënë se një lajm të tillë e ka marrë me shqetësim.

Tutje Hoti ka thënë se liria e medias është e mbrojtur me ligj dhe se kërkon nga organet e rendit që t’i zbardhin sa më shpejtë rrethanat e sulmit.

Ne fund kryeministri Hoti ka thënë se sulmi ndaj gazetarëve është sulm direkte ndaj vlerave demokratike./Insajderi.com