
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar sot një takim virtual me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami, në lidhje me përgatitjet për realizimin e tërheqjes së 10-përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, njofton Insajderi.
Hoti përmes profilit të tij në Facebook, ka bërë të ditur se ka kërkuar që aspektet teknike dhe procedurat e tërheqjes së mjeteve të jenë të sigurta dhe transparente për qytetarët, të cilët dëshirojnë t’i tërheqin mjetet e tyre.
Hoti gjithashtu ka biseduar edhe me drejtuesit e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, ku ka kërkuar mbështetje për bizneset me rreth 40 milionë euro vlerë.
E gjithë kjo iniciativë është ndërmarrë me qëllim që ndihmohen qytetarët dhe bizneset për ta tejkaluar krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19, ka shtuar në fund Hoti./Insajderi.com