Avdullah Hoti, kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se kjo formë e tillë e dialogut i ka munguar spektrit politik në Kosovë.
Hoti pas fillimit të tryezës së LDK-së, ka shkruar në Facebook se në të po marrin pjesë të gjitha partitë politike parlamentare dhe joparlamentare.
“Kjo forme e dialogut të brendshëm na ka munguar si spektër politik i Kosovës. Agjendën shtetërore e çojme përpara vetëm me koncenzus”, ka shkruar Hoti në një profil në Facebook.
“Dhe LDK është e gatshme të luajë rolin e vetë në ndërtimin e këtij koncenzusi”.