Masat ose mbyllje

Hoti: Klinika është e stërmbushur, s’ka më vende – të gjithë jemi të rrezikuar

Hapja e ekonomisë dhe lirimi i masave ka shkaktuar rritje të madhe të numrit të të infektuarve me COVID-19. Qeveria është në hallë – ose duhet të respektohen masat nga qytetarët, ose të mbyllet ekonomia përsëri.

Hoti: Klinika është e stërmbushur, s’ka më vende – të gjithë jemi të rrezikuar

Situata rrezikon të dalë fare jashtë kontrolli dhe për momentin është brenda një kontrolli të brishtë, ka thënë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë urgjente për media, për shkak të situatës së rënduar me rritjen numrit të rasteve me COVID-19, njofton Insajderi.

Hoti ka treguar se personeli mjekësor po lufton dhëmb për dhëmbë me virusin, porse janë pranë kolapsimit, sepse s’ka më vende për t’u shtrirë pacientët.

“Nuk mund të lejojmë që të dalë situata jashtë kontrollit, jeta e qytetarit është mbi të gjitha. Klinika infektive është e stërmbushur, nuk ka më vende”, ka thënë Hoti.

“Masat janë të thjeshta dhe të qarta – maska, distanca, larja e duarve. Jemi të obliguar t’i ndërmarrim këto masa. Çdo kush që nuk i zbaton masat bën vepër penale, sepse rrezikon jetën e vet dhe të qytetarëve të tjerë”.

Hoti ka thënë që nëse vazhdohet kështu atëherë është në opsion edhe mbyllja totale përsëri, siç ka qenë edhe më parë./Insajderi.com