Hoti: Koalicioni i natës po frikësohet nga LDK-AKR-Alternativa

Hoti: Koalicioni i natës po frikësohet nga LDK-AKR-Alternativa

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me simpatizantët e Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ka thënë se koalicioni i natës po frikësohet nga humbja që do ta pësojnë në zgjedhje.

Më tej Hoti ka shtuar se bashkimi i partive të djathta, shoqërisë civile, grave dhe të rinjve do të rezultojë me fitoren e sigurt në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Ky bashkim vlerash po i frikëson koalicionin e natës në humbjen e sigurt. LDK dhe partnerët e saj, do të korrin fitore të thellë për të mundësuar krijimin e shpejt të qeverisë dhe vazhdimin e projektit për zhvillimin e vendit, të cilin e ndërprenë ata që po kërkojnë ta vazhdojnë kapjen e shtetit”, ka thënë Hoti.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se sa herë kanë filluar punën në Kodrën e Trimave iu ka dalë mirë rezultati.

“Ne e kemi ndarë mendjen për të fituar në zgjedhje, sepse jam i sigurt se Lidhja Demokratike do të dalë e para, pasi që kemi përkrahjen tuaj. Nuk dyshoj fare në fitore sepse ne kemi përkrahjen e elektoratit për ta bërë Avdullah Hotin kryeministër të ardhshëm”, ka thënë Mustafa./Insajderi.com