Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se “koha po dëshmon të vërtetat dhe mashtrimet”.
Gjatë fjalimit të tij, Hoti përmendi raportin e Departamentit Amerikan për Energji me rekomandime për menaxhimin e Liqenit të Ujmanit.
“Atëherë thonin se kjo marrëveshje që është nënshkruar në Shtëpinë e a Bardhë e cenon sovraniteitn e Kosovës. Tash e kanë në duar studimin e fizibilitetit të kryer nga Shtëpia e Bardhë, për këtë pres deklarim nga Qeveria. Dua t’i pyes se tani ‘A e cenon sovranitetin e Kosovës studimi i fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit që u bë nga mbrojtësi më i madh i sovranitetit të Kosovës”, tha Hoti.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte hedhur dyshime nëse marrëveshja e Uashingtonit do të zbatohet.
“Nuk keni besuar as në njohjen e Izraelit, por më 1 shkurt kishte lidhje të marrëdhënieve diplomatike”, pohoi.
Kuvendi i Kosovës po mban seancë të rregullt. /Insajderi.com