Hoti: Korigjimi i kufijve nuk siguron asnje lloj marrëveshje

Hoti: Korigjimi i kufijve nuk siguron asnje lloj marrëveshje

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Samiti i Berlinit është ngjarje me rëndësi për të filluar një dinamikë të re drejt normalizimit të marrëdhenieve ndërshtetërore në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se beson që plani i mbrapshtë për korrigjim të kufijve do të mbyllet si ide.

“Duke e ditur qendrimin e Gjermanise lidhur me dialogun ne mes te Kosoves dhe Serbise, besoj se plani i mbrapshte per korrigjim te kufijve do te mbyllet si ide. Neve na duhet nje marreveshje me Serbine qe e bene pergjithmone te pamundshem konfliktin ne mes te dy shteteve, siguron njohjen reciproke dhe Serbia merre pergjegjesine per krimet e bera ne Kosove”, ka shkruar Hoti.

Ai është shprehur se tema për korigjimin e kufijve do të mbyllet si ide pasiqë sipas tij me këtë gjë nuk sigurohet asnjë lloj marrëveshje.

Samiti i Berlinit eshte ngjarje me rendesi per te filluar nje dinamike te re drejt normalizimit te marredhenieve…

Gepostet von Avdullah Hoti am Sonntag, 28. April 2019