Hoti: Kosova do t’i thellojë marrëdhëniet me Izraelin

Hoti: Kosova do t’i thellojë marrëdhëniet me Izraelin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që pas njohjes mes Kosovës e Izraelit, Kosova do të thellojë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet, njofton Insajderi

Këtë koment Hoti e ka bërë në manifestimin për vitin e ri hebraik në Kosovë.

Tutje, Hoti ka thënë që kjo datë, kësaj radhe është e rëndësishme pasi shënon njohjen reciproke Kosovë – Izrael.

“Komuniteti hebraik i Kosovës, është hallkë e rëndësishme në këto marrëdhënie. Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona diplomatike me shtetin mik të Izraelit”.

“Përtej kësaj do të thellojmë marrëdhëniet tona në çdo drejtim”, ka thënë Hoti.

Ndryshe video-mesazhi i Benjamin Netanyahut, për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet gjatë kësaj ceremonie të organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë./Insajderi.com