Hoti: Krasniqi ia sollli Kosovës titullin e Kampionit të Botës në Boks

Hoti: Krasniqi ia sollli Kosovës titullin e Kampionit të Botës në Boks

Kryeministri i Kosovës ka pritur në zyrën e tij Kampionin e Botës në Boks, Haxhi Krasniqin.

Hoti tha se “Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë. Me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës, ai e ka sjellë në Kosovë titullin e Kampionit të Botës në Boks”.

Ndër tjerash kreu i ekzekutivit uroj që “Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë që të aspirojnë, të provojnë dhe t’i prekin ëndrrat”.

Po ashtu boksieri është nderuar me medaljen presidenciale të meritave nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. /Insajderi.com

Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë. Me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës, ai e ka sjellë në Kosovë…

Gepostet von Avdullah Hoti am Mittwoch, 14. Oktober 2020