Hoti: Kryeministri e përfaqëson shtetin në dialog

Avdullah Hoti thotë se është kompetencë e kryeministrit që ta përfaësojë shtetin në dialog. Unë do të shkoj në Uashington ka thënë ai në Opinion me Blendi Fevziun.

Hoti: Kryeministri e përfaqëson shtetin në dialog

Avdullah Hoti gjatë një interviste në emisionin opinion në TV Klan me gazetarin Blendi Fevziu ka thënë se ai do të shkojë në Uashington meqë është edhe kompetencë e kryeministrit që ta përfaqësojë Kosovën në procesin e dialogut, njofton Insajderi.

Më pas i pyetur në rast se merr prapë ftesë për të shkuar në Uashington nga Shtëpia e Bardh? – Hoti është përgjigjur se “Unë kam pas ftesë që të shkoj edhe pasi ndodhi ajo që ndodhi, dhe ka qenë insistim i Ambasadorit Grenell që unë të shkoj, mandej u ra dakord që ky takim të spostohej për një datë tjetër”.

Hoti ka thënë se fillimisht duhet ta konsolidojmë një ekip të ri negociator që të shkojmë dhe ta përfaqësojmë Kosovën.

Sa i përket opsioneve që do të paraqiten në tryezën e bisedimeve, Hoti ka shtuar se “Nuk diskutohet për çështje territoresh, nuk diskutohet integriteti territorial, karakteri i shtetit. Marrëveshja duhet të jetë në përputhje me kushtetutën. Kemi parashikuar objektiva, njohje reciproke dhe normalizim i çështjeve që janë derivat i njohjes reciproke”./Insajderi.com