Hoti: Kurti i hëngri fjalët e veta

Hoti: Kurti i hëngri fjalët e veta

Albin Kurti dhe Isa Mustafa s’po merren vesh tash e sa kohë për arritjen e koalicionit.

Këto dy parti ka disa ditë që po shkëmbejnë letra me një tjetrën duke refuzuar një pas një propozimet e njëra-tjetrës.

Madje nëpër emisione televizive, secila parti po hedh akuza në drejtim të njëra-tjetrës duke zbuluar pjesë nga takimet e shumta që kishin në përpjekje për të arritur një marrëveshje.

Anëtari i kryesisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë detaje edhe për takimet që kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka pasur gjatë këtyre muajve me kreun e VV-së, Albin Kurti në përpjekje për të arritur një marrëveshje bashkëqeverisjeje.

I pyetur për akuzat e Kurtit se të gjithë kryeministrat kanë vjedhur, duke përfshirë këtu edhe Mustafën, Hoti ka thënë se “ai i hëngri fjalët e veta”,

“Kurti pastaj i hëngri fjalët e veta. Më lejoni  ta respektoj konfidencën e takimeve, por kjo që e ka thënë i ka ra pishman sepse nuk e gjen një zyrtar të LDK-së që mund t’i atribuohet një akuzë e tillë”, ka thënë Hoti.