Hoti largohet nga takimi konsultativ

Hoti largohet nga takimi konsultativ

Përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka lënë në gjysmë takimin e sotëm konsultativë, për shkak se ata kanë ftuar një takim me partitë politike në orën 11:00.

Mirëpo kryesuesi i këtij takimi Adem Mikullovci është dëgjuar duke i thënë Hotit, se “ku je duke shtuar, mos ik”.

Kolicioni LAA, gjatë ditës së djeshme kanë ftuar partitë politike, përveç koalicionit PAN. Ky takim është thirrur për shkak të zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës. /Insajderi.com