Hoti lëshon sallën e Kuvendit sa herë flasin deputetët e VV-së

Hoti lëshon sallën e Kuvendit sa herë flasin deputetët e VV-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste kur kanë marrë fjalën deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Ai po I bojkoton ligjvënësit që vijnë nga radhët e LVV-së, duke dalë nga seanca kur deputetët e kësaj partie po marrin fjalën.

Kryeministri Avdullah Hoti ka lëshuar sallën kur në foltore të Kuvendit doli deputetja e LVV’së, Fitore Pacolli.

Ai u çua nga ulësja e tij derisa në foltore ishte deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila po akuzonte Hotin lidhur me drejtimin e punës së tij në këto 100 ditë të para si drejtues i qeverisë.

Pas Pacollit fjalën e ka marrë nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci megjithatë Hoti as gjatë këtij fjalimi nuk është kthyer në seancë.

Po të njëjtën, Hoti e kishte bërë edhe pak minuta më herët derisa fjalën e kishte shefi i LVV-së në Kuvend, Rexhep Selimi.

Hoti e ka braktisur menjëherë sallën, duke mos e dëgjuar përfaqësuesin e Lëvizjes. /Insajderi.com