Rruga që lidhë Deçanin me Plavën e Malit të Zi, prej kohësh është thënë që do të ndërtohet. Por, vetëm sot është bërë përurimi i segmentit të parë të saj.

Asfaltimin e segmentit të parë të rrugës Deçan – Plavë, kryeministri, Avdullah Hoti, e ka vlerësuar si “projekt të rëndësishëm për trojet shqiptare”, njofton Insajderi.
Hoti e ka vlerësuar rrugën edhe për ka rëndësia strategjike e saj.
Ndërsa ka siguruar deçanasit “se do të jenë së bashku për ta çuar deri në kufi këtë rrugë dhe bashkë me bashkëkombësit tonë matanë kufirit ta lidhin deri në destinimin e saj”.
“Disa ministra me radhë kanë punuar në këtë projekt dhe jam shumë i nderuar që sot një pjesë të kësaj rruge e përfundojmë”, tha kryeministri.