Hoti: Marr përgjegjësinë e plotë për këto rezultate

Hoti: Marr përgjegjësinë e plotë për këto rezultate

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherësh edhe kandidat për këtë post në zgjedhjet e sotme parlamentare, ka mbajtur konferencë pas procesit zgjedhor, ku ka pranuar rezultatet preliminare të publikuara deri më sot, njofton Insajderi.

Në këtë adresim për media, Hoti tha se këto rezultate janë tjera prej atyre të cilat i kanë pritur partia prej nga vjen, duke shtuar se e merr përgjegjësinë e plotë për këto rezultate.

“Ju falënderoj për besimin e dhënë, sigurisht rezultatet preliminare tregojnë që janë tjera nga ato që kemi pritur, prandaj para jush shprehem qartë se e marr përgjegjësinë e plotë për këto rezultate”, ka thënë Hoti.

“Jam mirënjohës për mundësinë që më është dhënë për t;I shërbyer qytetarëve. Si kryeministër në detyrë do të kujdesem që të qeverisim në detyrë deri në mbarëvajtjen e një qeverie të re”, shtoi tutje ai. /Insajderi.com