Hoti: Marrëveshjet me Shqipërinë lidhin shoqëritë dhe ekonomitë tona

Hoti: Marrëveshjet me Shqipërinë lidhin shoqëritë dhe ekonomitë tona

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku u nënshkruan disa marrëveshje midis Qeverië së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka mbajtur një konferencë për media ku është deklaruar rreth këtij takimi, njofton Insajderi.

Kreu i ekzekutivit Kosovar thotë se arritja e 14 marrëveshjeve me Shqipërinë është momentum i ri ndërshtetëror që lidh shoqëritë dhe ekonomitë e të dyja vendeve dhe kontribuon edhe në stabilitetin rajonal.

Në këtë konferencë të përbashkët me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama, Hoti tha se këtë momentum e ka krijuar edhe marrëveshja e Uashingtonit.

“Jam i bindur që krijojnë një momentum të ri të bashkëpunimit ndërshtetëror që lidhin shoqëritë dhe ekonomitë tonë. Në shumicën e këtyre marrëveshjeve kemi këndvështrim rajonal siç është porti i Durrësit dhe hekurudha që kanë implikime regjionale”, tha ai.

“Besoj që si dy vende tani shihemi edhe kontribuojnë për stabilitetin rajonal dhe zhvillimin e mbarë rajonit….Me marrëveshjen e Uashingtonit është krijuar një momentum i ri për gjithë rajonit për të përfituar nga kjo marrëveshje”, tha tutje Hoti. /Insajderi.com