Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se të enjten është marrë vendimi që të mbesin në fuqi masat anti-COVID, njofton Insajderi.
Ai ka thënë se ky vendim është marrë në takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe me drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Tutje, Hoti ka thënë se në fund të muajit mars pritet të arrijë kontigjenti i parë me 33 mijë doza të vaksinës kundër Coronavirusit.
“Institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota, furnizimi me barna është stabil, ndërsa deri në fund të muajit pritet të arrij kontingjenti i parë i prej 33 mijë dozave të vaksinës COVAX dhe menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve”, ka shkruar kryeministri në Facebook./Insajderi.com
Në takim me ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani dhe me drejtorin e…
Posted by Avdullah Hoti on Thursday, March 11, 2021