Hoti: Masat kundër përhapjes së COVID-19 kanë dhënë rezultat

Hoti: Masat kundër përhapjes së COVID-19 kanë dhënë rezultat

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se masat kundër përhapjes së coronavirusit të marra nga Qeveria e Kosovës kanë dhënë rezultat, shkruan Insajderi.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Hoti është shprehur se situata me pandeminë në vend është serioze, mirëpo e menaxhueshme dhe nën kontroll.

“Masat që kemi ndërmarrë deri më tani për parandalim të pandemisë COVID-19 kanë dhënë rezultat. Situata është serioze, mirëpo e menaxhueshme dhe nën kontroll. Të nderuar qytetarë, festat e fundvitit kësaj radhe do të jenë më ndryshe. Ne duhet t’i respektojmë në përpikëri masat për parandalim të përhapjes së COVID-19, që të mund t’i kthehemi normalitetit”, ka shkruar Hoti.

Tutje, i pari i ekzekutivit tha se do të vazhdojnë me rishikimin e masave dhe se varësisht nga vlerësimi i situatës epidemiologjike, këto masa do të ndryshojnë./Insajderi.com