Hoti me kryetarët e Komunave diskuton mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Hoti me kryetarët e Komunave diskuton mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka nisur takim virtual në mes kryetarëve të komunave dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, njofton Insajderi.

Në këtë takim do të diskutohet situata me pandeminë Covid-19 që po mbizotëron në Kosovë.

Kryetarët e komunave pritet ta thonë fjalën e tyre rreth mundësisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend./Insajderi.com