Hoti: Me Serbinë takohemi vetëm për njohje reciproke

Hoti: Me Serbinë takohemi vetëm për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ne çdo lloj bisede që bëhet me Serbinë, janë në funksion të një qëllimi, ‘njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë’, njofton Insajderi.

Këto deklarime Hoti i bëri gjatë një interviste speciale për KlanKosova nga Uashingtoni.

Hoti, theksoi, “se nuk ka formulë tjetër për dialogun, përveç njohës reciproke mes Serbisë dhe Kosovës, dhe normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.

“Çdo temë që diskutohet mes palës kosovare edhe asaj serbe, me ndërmjetësimin e miqve ndërkombëtar, synimin final e ka arritjen e njohës mes dy vendeve”.

I pyetur se a do të marrë pjesë presidenti amerikan Donald Trump, në këtë takim mes palës kosovare edhe asaj serbe? – Hoti është përgjigjur “se nuk mund të them asgjë, nuk e dimë këtë gjë”.

Në fund Hoti, u ka bërë thirrje edhe dy partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës që t’i bashkohen ekipit negociator për të kontribuar në rezultat sa më të mirë për Kosovën.

Ekipi negociator i Kosovës i përbërë nga partnerë të koalicionit qeverisës, po qëndron aktualisht në Uashington ku po përgatiten për takimin e 4 shtatorit me palën serbe./Insajderi.com