Hoti me Bashën ndajnë shqetësimet për përhapjen e COVID-19

Avdullah Hoti ka thënë se me liderin opozitar shqiptar, Lulzim Basha ka ndarë shqetësimet për përhapjen e COVID-19 dhe Rimëkëmbjen Ekonomike.

Hoti me Bashën ndajnë shqetësimet për përhapjen e COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Hoti ka shkruar në Facebook rreth këtij takimi duke thënë se me Bashën ka ndarë shqetësime për përhapjen e COVID-19 në dy shtetet shqiptare dhe përpjekjet për Rimëkëmbjen Ekonomike

“Isha i nderuar që bashkë me zëvendëskryeministrat dhe anëtarët e kabinetit të presim kryetarin e opozitës dhe mikun tim shumë të shtrenjtë, z. Lulzim Basha. Ndamë me të shqetësimet tona edhe për menaxhimin e situatës me COVID, edhe për çështjet e rimëkëmbjes ekonomike, dy prioritetet tona kryesore si Qeveri”, ka shkruar Hoti.

Lulzim Basha është takuar edhe me figura tjera shtetërore në Kosovë. /Insajderi.com/