​Hoti: Mungesa e rishikimit të buxhetit do të ndikojë negativisht në ekonomi

​Hoti: Mungesa e rishikimit të buxhetit do të ndikojë negativisht në ekonomi

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se mungesa e rishikimit të buxhetit do të ndikojë negativisht në ekonomi, punësim dhe të ardhura.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se rishikimi i buxhetit për 2022 nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria, ndërsa mazhoranca prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara.

“Mungesa e rishikim të buxhetit do të ndikojë negativisht në shpenzimet kapitale dhe rrjedhimisht në ekonomi, punësim e të ardhura. Mazhoranca qeverisëse e prezantoi si arritje numrin e ligjeve të miratuara në Kuvend. Por nuk e përmendi faktin se njëri ndër ligjet më të rëndësishme, që është rishikimi i buxhetit për 2022, nuk është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria”, shkroi Hoti.

Ai tha se shpenzimet kapitale në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë në nivel me të ulët historik.

“Shpenzimet kapitale në gjashtë muajt e parë të vitit janë në nivelin më të ulët historik, me vetëm 11% realizim. Prandaj, ka qenë e domosdoshme të rishikohet buxheti për ta rishpërndarë në projekte që mund të realizohen”.

Tutje, Hoti tha se ne këtë dinamikë shumë të ulët të realizimit të buxhetit në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 është e sigurt se zbatimi i projekteve kapitale sivjet do të jetë shumë i ulët./Shqip.com