Hoti: Ne jemi të vetmit që e zhvillojmë ekonominë

Hoti: Ne jemi të vetmit që e zhvillojmë ekonominë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të martën në fshatin Rogovë se adresën e sigurt me program konkret zhvillimor për Kosovën e keni në Lidhjen Demokratike të Kosovës, që në këto zgjedhje e ka numrin 132, njofton Insajderi.

“Ne jemi të vetmit që e zhvillojmë ekonominë nëpërmjet mbështetjes së sektorit privat, që gjeneron punë e punësim. Ju garantoj se vetëm ne e kemi seriozisht luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.  Dhe e kemi dëshmuar në këta muaj, duke ndërmarrë veprime konkrete”, tha Hoti.

Ai tha se vetëm ne punojmë për integrimin euro-atlantik të shtetit tonë, sepse vetëm ne jemi anëtarë të Partive Popullore Evropiane, sepse vetëm ne nuk kemi asnjë dyshim se kah duhet të shkojë Kosova, sepse vetëm ne nuk i kemi sharë dhe nuk i kemi ofenduar partnerët tanë amerikanë dhe evropianë.

“Ne kemi qenë dhe do të jemi partnerë të vërtetë, e jo si oponentët tanë që këto ditë po detyrohen të fshijnë arkivin me sharje e fyerje për aleatët që na kanë ndihmuar të çlirohemi e të bëhemi shtet dhe që e garantojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit tonë”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër./Insajderi.com