Hoti: Ne s’i kemi numrat, nuk ka asnjë marrëveshje për seancë

Hoti: Ne s’i kemi numrat, nuk ka asnjë marrëveshje për seancë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka folur para gazetarëve pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Hoti ka thënë se në mbledhje nuk ka pasur ndonjë vendim për caktimin e seancës së re.

“Koalicioni qeverisës i ka kapur institucionet. Opozita nuk i ka numrat për ta bërë kuorumin. Pas dy orësh mbledhje nuk ka asnjë konkluzion”, ka thënë Hoti.

Ndryshe në këtë mbledhje kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka propozuar që kërkesat e pozitës dhe opozitës të bëhen bashkë në një seancë të vetme. /Insajderi.com