Hoti në Skenderaj: Jemi gati për fitore

Hoti në Skenderaj: Jemi gati për fitore

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha në Skenderaj se “janë gati për fitore”.

“Po, gati dhe të mobilizuar, ishte epilogu i takimit me strukturat dhe anëtarët e degës tonë për fitoren e LDK-së, e cila përpos që ishte përgjegjëse për bërjen e shtetit, e tillë mbetet edhe për mbrojtjen dhe zhvillimin e tij”, ka shkruar ai në Facebook.

Lidhja Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk ka fituar në Skenderaj.

Ky qytet njihet si bastion i Partisë Demokratike e Kosovës. /Insajderi.com

 

Në degën e shtëpisë sonë politike në Skenderaj!

Po, gati dhe të mobilizuar, ishte epilogu i takimit me strukturat dhe…

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, 13 January 2021