Hoti: Nëse s’ka dakordim për emër të Presidentit, shkojmë në zgjedhje

Hoti: Nëse s’ka dakordim për emër të Presidentit, shkojmë në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth zgjedhjes së presidentit, për çka thotë se janë dy opsione – një emër i përbashkët me dakordim të partive politike ose shkuarja në zgjedhje.

“Është më se e qartë se vendi s’ka president edhe në bazë të Kushtetutës ne duhet ta zgjedhim presidentin e ri, për zgjedhjen e tij duhen së paku 80 vota në Kuvend, të cilat vota sigurisht ky koalicion qeverisës nuk i ka. Që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka ka dakordim për zgjedhjen e presidentit, të cilën gjë shpresoj se do ta bëjmë së shpejti. Nëse ka dakordim të tillë, atëherë sigurisht duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, sigurisht një datë e përshtatshme për qytetarët. Këto janë dy rrugë kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe në muajt e ardhshëm”, ka thënë Hoti në emisionin ‘Klan Debat’.

“Unë besoj se shpejtë do të organizohet tryeza e parë e partive ku do të shtrohen këto tema. Edhe unë po angazhohem në këtë drejtim. Nëse ka vullnet për zgjedhje të presidentit, për emra konkret, drejt një emri të përbashkët e nëse s’ka flasim për datë të zgjedhje. Tjetër opsion nuk ka”, është shprehur tutje ai. /Insajderi.com