Hoti: Nëse zgjidhja është të dalim në rrugë, do t’i organizojmë vetë protestat

Hoti: Nëse zgjidhja është të dalim në rrugë, do t’i organizojmë vetë protestat

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur takimin e Grupit Parlamentar të thirrur nga kryetari i këtij subjekti Isa Mustafa.

Në konferencën për media, shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti theksoi se ekipi dialogues i zgjedhur nga Qeveria e Kosovës nuk gëzon legjitimitet për të udhëhequr dialogun me Serbinë në Bruksel.

“Qëndrimi për dialogun është më se i qartë, institucionet e vendit nuk kanë legjitimitet për të udhëhequr këtë proces”, ka thënë Hoti.

Hoti ka komentuar edhe protestën që do të mbahet më 29 shtator nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tij, LDK në momentin që do ta shoh të arsyeshme të protestojë, atëherë do ta udhëheqin vetë protestën.

“Në atë moment që ne vendosim se rruga është zgjidhje, atëherë vetë do ta udhëheqim protestën”’, përfundon Hoti.