Hoti: Nesër ne do t’i bëjmë lutjet e bajramit, por nëpër shtëpitë tona

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës për anulimin e faljes së Kurban Bajramit.

Hoti: Nesër ne do t’i bëjmë lutjet e bajramit, por nëpër shtëpitë tona

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës pas vendimit në anulimin e faljes së Kurban Bajramit.

Hoti në selinë e BIK-ut ka thënë se nesër do t’i bëjnë lutjet nga shtëpia për të mirën e shëndetit publik.

“Sot jemi bashkë me ministrin ta falënderuar BIK-un për respektimin masave. Është shumë më rendësi ky bashkëpunimi që kemi se vetëm kështu kemi sukses në luftimin e kësaj pandemie. Ne po bëjmë të pamundurën për të ofruar shërbimet për ata qytetarë që kanë nevojë por ne duhet t’i ndihmojmë stafit shëndetësor për mos t’i ngarkuar më shumë,. E kam thënë edhe më herët jemi në limitet e kapaciteteve tona shëndetësore, dhe vetëm duke respektuar masat ne mund t’ia dalim. Nesër ne do të bëjmë lutjet tona, por nëpër shtëpitë tona me familjet tona duke uruar që sa më shpejt ta tejkalojmë këtë situate dhe të kthehemi në normalitet”, ka thënë Hoti.

Bashkësia Islame e Kosovës të enjten anuloi faljen e Kurban Bajramit – ditë më parë Qeveria e Kosovës kishte anuluar tubimet me më shumë se pesë persona, por përkundër kësaj BIK insistonte se Bajrami do të falej deri në adresimin e sotëm të myftiu, Naim Tërnava i cili vendosi që ky ritual fetar të ndalohet. /Insajderi.com/