Hoti: Nesër nënshkruaj një marrëveshje që lidhet me atë të Uashington

Hoti: Nesër nënshkruaj një marrëveshje që lidhet me atë të Uashington

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se më 31 dhjetor do të nënshkruajë një marrëveshje që lidhet me atë të 4 shtatorit, në Uashington.

Sipas Hotit, këto marrëveshje marrëveshjen do të sjellin investime financiare për Kosovën.

“Nesër do të nënshkruaj një marrëveshje tjetër që lidhet me marrëveshjen e 4 shtatorit, e cila në  vitet e ardhshme sjell ndihmë financiare në Kosovë me investime”, tha Hoti në Rubikon.

Më 4 shtator Kosova e Serbia arritën një marrëveshje nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Insajderi.com