Hoti: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen diplomatike me Izraelin

Hoti: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen diplomatike me Izraelin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se nesër pritet të nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit, njofton Insajderi.

Këtë Hoti e kumtoi me anë të një postimi në Facebook, ku tutje tha se zyrtarizimi i marrëdhënieve shtetërore ka ardhur pas bisedës telefonike të zhvilluar me 4 shtator të vitit të kaluar me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë qëndrimit të tij në Uashington.

“Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit”, ka shkruar Hoti.

“Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington”, thotë tutje ai.

“Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë”. /Insajderi.com