Hoti nga Brukseli: Në konsultim me Grenellin e kam shtyrë takimin

Hoti nga Brukseli: Në konsultim me Grenellin e kam shtyrë takimin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar për media, derisa po e vazhdon vizitën e tij në Bruksel.

Ai ka treguar përse ka vendosur ta lë një herë për një herë udhëtimin për në Uashington, ku pritej të takohej me përfaqësues të palës serbe.

“Ne tani kemi autoritetin e nevojshëm institucional si shtet për të tejkaluar çdo situatë me të cilën përballemi. Unë në konsultim me ambasadorin Grenell kam kërkuar që ta shtyjmë këtë takim për një ditë tjetër për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur”, ka deklaruar Hoti.

Kryeministri ka shtuar gjithashtu se dialogu me Serbinë mbetet i pa-alternativë./Insajderi.com