
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një fotografi të presidentit Ibrahim Rugova gjatë kohës sa ish-presidenti ndjerë zhvillonte takime në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti, ndodhet në Uashington për takimin e 4 shtatorit ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, njofton Insajderi.
Takimi është thirrur nga i dërguari special amerikan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.
Hoti në Uashington ka udhëtuar me një ekip prej tetë zyrtaresh së shtetit të Kosovës. /Insajderi.com
Gepostet von Avdullah Hoti am Donnerstag, 3. September 2020