Hoti ngushëllon familjen Smaka

Hoti ngushëllon familjen Smaka

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka reaguar për vdekjen e profesorit Riza Smaka, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve në Universitetin e Prishtinës, shkruan lajmi.net.

“U prehsh në paqe profesor. Ngushellimet e mia familjes, miqve dhe kolegëve të Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Hoti.

Riza Smaka ndërroi jetë dje në moshën 78 vjeçare./Insajderi.com