Hoti ngushllon në emër të Qeverisë: Vlerëson Adem Mikullovcin si aktor dhe deputet

Hoti ngushllon në emër të Qeverisë: Vlerëson Adem Mikullovcin si aktor dhe deputet

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime në emër të Qeverisë për vdekjen e aktorit dhe deputetit në Kuvendin e Kosovës, Adem Mikullovci, njofton Insajderi.

Hoti e ka vlerësuar lart figurën e Adem Mikullovcit, duke e çmuar kontributin e tij në aktrim por edhe si delegatë të Kuvendit të Kosovës në vitet 1990-92 kur u shpall deklarata Kushtetuese dhe ajo e pavarësisë së Kosovës.

“Ai do të mbetet përherë frymëzim edhe për brezat e rinj, për artin por edhe për atdhedashuri. Përveç që ishte një artist i shkëlqyer, ai ishte edhe një atdhetarë i pashoq. Bacën Adem përherë do ta kujtojmë edhe si njërin prej delegatëve të Kuvendit të Kosovës nga vitet 1990 – 92, kur u shpall deklarata Kushtetuese dhe ajo e Pavarësisë së Kosovës”.

“Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë komunitetit të artistëve”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook. /Insajderi.com