Hoti njofton se nga 12 gushti, familjet me kushte të rënda mund të tërheqin nga 130 euro

Hoti njofton se nga 12 gushti, familjet me kushte të rënda mund të tërheqin nga 130 euro

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot janë kryer pagesat për 27 mijë e 572 familje të cilat i kanë kushtet e rënda materiale dhe nuk kanë asnjë të punësuar, njofton Insajderi.

Siç njofton kryeministri Hoti, këto familje që nga 12 gushti mund t’i tërheqin nga 130 euro për muajt maj dhe qershor.

Ndërkaq, tërheqja e mjeteve mund të bëhet nëpër zyrtat postare, afër vendbanimeve dhe duke respektuar udhëzimet për mbrojtje nga Coronavirusi.

“Sot janë kryer pagesat për 27,572 familje!

Nga 130 euro për muajt Maj dhe Qershor janë ndarë për 27,572 familje me kushte të rënda materiale, të cilët nuk kanë asnjë të punësuar! Tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 Gusht nëpër zyra postare, afër vendbanimeve dhe duke respektuar udhëzimet për mbrojtje nga #COVID19”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Insajderi.com/