Hoti: Nuk do t’i japim shancë VV-së të jenë në Qeveri

Hoti: Nuk do t’i japim shancë VV-së të jenë në Qeveri

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se “nuk do t’i japin shansin VV-së të jenë në Qeveri”.

Ai tha se i dhanë mundësinë 52 ditë, por u detyruan “t’i nxjerrin nga Qeveria”, sepse sipas tij “i bënin dëm shtetit”.

Këto komente Hoti  bëri gjatë një tubimi elektoral në Suharekë.

“Ne kemi gabuar në fillim të vitit të kaluar i kemi shti edhe në qeveri edhe pas 52 dite u desh me i nxjerr prej qeverisë, sepse filluan të bëjnë dëme për këtë shtet. Ju garantojë që kurrë më nuk kemi me i dhënë shanse me udhëheqë me institucione asnjëherë, asnjëherë”, tha Hoti. /Insajderi.com