Hoti: Nuk ka vija të kuqe LDK-ja

Hoti: Nuk ka vija të kuqe LDK-ja

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka vija të kuqe me asnjë parti për krijim të një koalicioni pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, njofton Insajderi.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, në një intervistë për KTV-në, ka thënë se vetë programi i kësaj partie është vijë e kuqe.

Ai nuk ka përjashtuar as Lëvizjen Vetëvendosje si partnere, ndonëse nuk e ka përmendur.

“Është herët të thuhet me ke do të jemi në koalicion. Në parim nuk kemi vija të kuqe, sepse besojmë që nuk i shërben stabilitetit të vendit dhe skenës politike. Vijat e kuqe janë programi i LDK-së, ka qenë edhe në koalicionin që e kemi pasur. Unë e kam kryesuar grupin e ekspertëve që kemi negociuar 3 muaj, derisa kemi mbërritur në pikën ku për ne ka qenë e pranueshme, 90 për qind e programit qeverisës ka qenë i joni”, ka thënë Hoti./Insajderi.com