
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente, njofton Insajderi.
Këtë deklaratë Hoti e dha në një prononcim për media, ku shtoi se i takon shumicës që të bëjë konsultime për zgjedhjen e presidentit.
“Ne nuk votojmë asnjë president, ne jemi parti opozitare. i takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin”, tha ai.
“Presidenti i vendit duhet të jetë jopolitik”, shtoi Hoti. /Insajderi.com