Hoti pas kritikave të Haradinajt: Nuk ka dialog teknik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka riktheksuar se dialogu është alternativa e vetme, poqë dialogu teknik ka përfunduar.

Hoti pas kritikave të Haradinajt: Nuk ka dialog teknik

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ka alternativë pos dialogut dhe se dialogu teknik ka përfunduar. Ky reagim i Hotit vjen pas kritikave që mori nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për mënyrën sesi Hoti po e pranon orientimin e dialogut ka çështjet teknike.

Sipas Hotit tani ka nisur dialogu për njohje reciproke dhe se ai po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë.

Po ashtu, kryeministri vendit shtoi se qasja refuzuese ndaj dialogut e ka izoluar Kosovën.

“Shtëpia nuk mbahet pa miq”, theksoi Hoti në një postim në Facebook.

Një delegacion i Kosovës do të takohet më një delegacion serb në Bruksel. Hoti ka emëruar, Skender Hysenin si Koordinator Shtetëror për Dialogun. Hoti thënë se Hyseni ka kompetencë të flasë në emrin e kryeministrit Hoti sa i përket dialogut me Serbinë.

Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë momentalisht po udhëhiqet nga Brukseli, pas një pauze disa vjeçare për shkak të rrethanave qe pengonin dialogun në mes dy shteteve të Ballkanit Perëndimor. /Insajderi.com/