Brenda tri ditëve pritet të dihet emri i kandidatit për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kështu deklaroi, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.
“Besoj për dy-tri ditë do të dalim edhe me emrin e kandidati nuk mund të flas për emra të përveçëm, për askënd, përfshirë edhe vetën time pa u përmbyllur diskutimet”, tha Hoti.
Kreu i Ekzekutivit foli edhe për vaksinat anti-COVID në Veri të Kosovës, proces që po organizohet nga Ministria e Shëndëissë së Serbisë.
“Për atë që është raportuar janë duke u marrë të gjitha organet kompetente”. /Insajderi.com