Hoti, pas miratimit të buxhetit të rishikuar: Tash fillojnë masat për rimëkëmbje

Hoti, pas miratimit të buxhetit të rishikuar: Tash fillojnë masat për rimëkëmbje

Kryeministri i Kosovës, Avduallah Hoti, është shprehur i lumtur dhe falënderues për miratimin e buxhetit të rishikuar nga deputetët e Kosovës, njofton Insajderi.

“Urime të gjithëve për miratimin e rishikimit te buxhetit. Falënderoj deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, që me votën e tyre sot ia dhanë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për aplikimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, ku përfitues do të jenë qytetarët dhe bizneset”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka premtuar se tash do të fillojë implementimin e masave për kthjellje ekonomike dhe gjithashtu është zotuar se gjithçka do të bëhet me bashkëpunim e në mënyrë transparente.

“Sa më parë do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, duke garantuar transparencë të plotë dhe koordinim me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj”./Insajderi.com