Hoti pas vendimit të PZAP-së: Ligji vlen për të gjithë

Hoti pas vendimit të PZAP-së: Ligji vlen për të gjithë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar rreth vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, njofton Insajderi.

Për vendimin kundër ankesave të subjekteve politike lidhur me moscertifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin, Hoti thotë se para ligjit të gjithë kandidatët për deputetë duhet të trajtohen njësoj si çdo qytetar tjetër.

“Atë që mund të them është se ligji është për të gjithë, duhet të trajtohet njësoj për të gjithë kandidatët që garojnë në këto zgjedhje”, tha ai para medieve.

PZAP-ja ka aprovuar vendimin e KQZ-së i cili ia pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje kandidatëve të disa partive politike të cilët janë të dënuar në tri vitet e fundit me dënim të formës së prerë. /Insajderi.com