Hoti pas vendimit të Supremes: Kurti s’është dashur të jetë edhe paraprakisht as deputet as kryeministër

Hoti pas vendimit të Supremes: Kurti s’është dashur të jetë edhe paraprakisht as deputet as kryeministër

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, thotë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka pasur të drejtë të jetë as deputet e as kryeministër, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili nu kia lejon kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoti tutje thotë se nuk e pengon asnjë kundërkandidat në zgjedhje me kushtin që nuk ka problem me ligjin.

“Dëshiroj që jem në garë me njerëz që nuk kanë probleme me ligjin. Kushdo që i plotëson këto kushte elementare pres të ballafaqohem me të gjithë për të gjitha fushat: ekonomi, shëndetësi, arsim..”, është shprehur Hoti.

“Ata që kanë probleme me ligj nuk është dashtë të mbajnë poste publike. Nëse e shihni vendimin e Gjykatës Kushtetuese e shihni se kryeministri paraprak nuk ka pasë të drejtë të jetë as deputet as kryeministër”, ka thënë tutje ai. /Insajderi.com