Hoti: Pavarësimi energjetik është sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë

Hoti: Pavarësimi energjetik është sukses i përbashkët i Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha të hënën se pavarësimi energjetik i Kosovës është sukses i përbashkët me miqtë ndërkombëtarë, njofton Insajderi.

Sipas tij, KOSTT-i i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara në marrëveshje dhe tani po operon i pavarur.

“Prej sot KOSTT-i operon i pavarur, duke hapur kështu një histori të re si zonë rregulluese brenda bllokut Shqipëri-Kosovë”.

“Kjo është një arritje e madhe, e cila ka ndodhur, pasi që KOSTT-i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara me marrëveshje dhe tani po operon i pavarur”, tha Hoti duke shtuar se nga sot është vënë në funksion edhe linja e re me Shqipërinë.

Ai nënvizoi se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për sektorin energjetik do të jetë maksimale, ngaqë stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, për rritje të investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme, si dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve.

Këto komente Kryeministri Hoti i bëri gjatë vizitës në KOSTT, ku ishte i shoqëruar nga Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi./Insajderi.com