Hoti për Aganin: Sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual

Hoti për Aganin: Sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka kujtuar veprimtarin Fehmi Agani, në 22 vjetorin e vrasjes së tij, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se Agani, duke qenë gjithmonë në krah të Presidentit Rugova dhe besnik ndaj tij dhe kauzës së përbashkët për shtetin e Kosovës të lirë dhe demokratik e të integruar në strukturat euro-atlantike, mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual.

“Sot kujtojmë Akademik Fehmi Aganin, profesorin, filozofin dhe veprimtarin politik të jashtëzakonshëm, i cili me filozofinë unike të veprimit politik ka lënë gjurmë në historinë e organizimit të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi”, ka shkruar ai.

“Akademik Agani, duke qenë gjithmonë në krah të Presidentit Rugova dhe besnik ndaj tij dhe kauzës së përbashkët për shtetin e Kosovës të lirë dhe demokratik e të integruar në strukturat euro-atlantike, mbetet sinonim i përkushtimit atdhetar dhe guximit intelektual”, shton më tej Hoti. /Insajderi.com