Hoti për deklaratat e Vuçiqit: Koha e konflikteve ka kaluar

Hoti për deklaratat e Vuçiqit: Koha e konflikteve ka kaluar

Për deklarata e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq se “nëse s’ka zgjidhje përmes dialogut mund të ketë lufte”. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i komentoi duke thënë se “Nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit dhe nuk janë në frymën e procesit të dialogut”.

Ai më tutje tha se “Koha e konflikteve ka kaluar. Çështjet e hapura duhet t’i zgjidhim përmes dialogut”.

“Çdo deklaratë tjetër krijon situatë të panevojshme te qytetarët. Mesazhet tona janë të paqes dhe vendosmërisë për ta ruajtur sovranitetin”, deklaroi Hoti gjatë një konference për media.

Ndërsa, Vuçiq, deklaroi të premten se deklaratat e tij janë përdorur për interesa të brendshme nga politikanët e Kosovës të cilët Lista Serbe sot i ka quajtur “skizofrenë”. /Insajderi.com