Hoti për kritikën e BE-së ndaj njohjes së Izraelit: ShBA-të po na ndihmojnë në këtë pikë

Hoti për kritikën e BE-së ndaj njohjes së Izraelit: ShBA-të po na ndihmojnë në këtë pikë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ndihmuar Kosovën se si të gjendet pas reagimeve që kanë ardhur nga dje prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, njofton Insajderi.

Ai në emisionin Rubikon ka thënë se njohja nga Izraeli ka ardhur nga ShBA-ja.

“Ata që na kanë sjell njohjen nga Izraeli, pra SHBA, po na ndihmojmë të menaxhojmë më këtë situatë”, është shprehur Hoti, njofton Klan Kosova.

Më pas Hoti, ka folur edhe për reagimin e disa shteteve të Bashkimit Evropian të cilat e kanë parë me skepticizëm vendosjen e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit.

“Po mundohemi të tregohemi të kujdesshëm me shtetet tjera që janë të ndjeshme. Ka pas disa reagime, prej Zëdhënësit të BE-së dhe nga Liga Arabe”.

Në fund ai ka thënë se Kosova ka nevojë dhe për njohje të reja.

“Kemi nevojë për njohje nga katër anët e botës. Politika jona e jashtme është në linjë me atë të SHBA-së dhe BE-së”./Insajderi.com