Hoti për Kurtin: Ata që kanë probleme me ligjin s’mund të marrin poste publike

Hoti për Kurtin: Ata që kanë probleme me ligjin s’mund të marrin poste publike

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe kandidati edhe për një mandat në këtë pozitë, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ata që kanë probleme me ligjin nuk mund të marrin poste publike, njofton Insajderi.

Ai tha se vendimet e organeve të drejtësisë duhet të respektohen, ndërsa shtoi se ka dëshirën dhe vullnetin që të ballafaqohet me të gjithë kandidatët për kryeministër nga subjektet tjera politike.

“Është e qartë, gjithkush që ka problem me ligjin s’mund të kërkojë post publik dhe s’mund të dalë para qytetarëve”, ka thënë ai pas homazheve në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të martën ka miratuar vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, i cili ia pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidatëve për deputet të cilët janë dënuar për vepra penale në tri vitet e fundit me vendim të formës së prerë. Në këtë listë hyn edhe Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër./Insajderi.com